Ashtanga Primary Series Level 1/2 with Marine
Tuesday, June 22 • 7:00 PM - 8:00 PM
Rachel Berryman
Description
Kjo praktikë e fuqishme përfshin bazat e Serisë së Parë të Ashtangës, një seri pozash sipas një rradhe të caktuar që është dinamike, me ritëm të shpejtë, e trashëguar nga masteri i jogës Sri. K. Pattabhi Jois. Secila pozë lidhet me tjetrën përmes një serie lëvizjesh të ndërmjetmë që quhen vinyasa, të cilat e lejojnë trupin të krijojë nxehtësi, gjë që ndihmon në rritjen e fleksibilitetit. Frymëmarrja e thellë dhe e butë (ujjayi) është e sinkronizuar me lëvizjet. Kjo praktikë e fuqishme dhe rigoroze pastron dhe rregullon pozicionimin e trupit, ndihmon në kultivimin e një ndjesie paqeje të brendshme dhe çon drejt një gjendje natyrale meditative.

* Kjo klasë është e përshtatshme për fillestarë.

*** Studentët duhet të arrijnë në kohë për të ndjekur klasën. Ata nuk do të pranohen në qoftë se vijnë me vonesë. Në qoftë se keni rezervuar online dhe nuk arrini në kohë, hapësira juaj nuk do ti jepet dikujt tjetër që ështe në pritje.