Vinyasa Flow - Movement with breath

21 January 2026 • 17:30 - 18:30
Studio
Dodona Gashi

Description

Kjo klasë të fton të lëvizësh me ritmin e frymëmarrjes. Pozat lidhen mes tyre në një rrjedhë të butë, duke krijuar harmoni mes trupit dhe mendjes. Fillojmë ngadalë, e ngrohim trupin, dhe gradualisht ndërtojmë forcë, fleksibilitet dhe vetëdije në çdo lëvizje.

Vinyasa ndihmon në lirimin e tensionit, përmirësimin e qëndrimit dhe rritjen e energjisë gjatë ditës. Çdo praktikë ofrohet me variacione, në mënyrë që secili të punojë sipas nivelit dhe nevojave të veta.

Një klasë e përshtatshme për ata që duan të qetësojnë mendjen, të ndihen më të lehtë në trup dhe të krijojnë një lidhje më të thellë me frymën e tyre.