*In Albanian* Beginner Flow Level 1 with Jona

December 3, 2019 • 6:15 pm - 7:15 pm
All Teachers TY

Description

Flow Yoga
“Flow Yoga, ose “Vinyasa Flow” kombinon një seri pozash të rrjedhshme me frymëmarrje ritmike për një stërvitje intense të trupit dhe të mendjes. Në klasat Vinyasa pozat lidhen me njëra-tjetrën në një rrjedhë të vazhdueshme dhe sfiduese dhe e përbashkëta e tyre është frymëmarrje e sinkronizuar me lëvizje, që zhvillon forcë dhe fleksibilitet, ndërkohë që i mban studentët në lëvizje. Ky stil joge derivon nga praktika e Ashtanga Jogës, një seri pozash sfiduese dhe që kërkojnë disiplinë e dizenjuar për të krijuar nxehtësi dhe lëvizje të energjisë. Përfitimet e shumta të kësaj klase përfshijnë rritjen e forcës në pjesën e sipërme të trupit, detoksifikim, ekuilibër fizik dhe mendor, fleksibilitet dhe stamina. Çdo klasë ka një sekuencë të veçantë pozash, të dizenjuar specifikisht nga instruktori.

* Kjo klasë është e përshtatshme për fillestarë.

** Kjo klasë është në Shqip.

*** Studentët duhet të arrijnë në kohë për të ndjekur klasën. Ata nuk do të pranohen në qoftë se vijnë me vonesë. Në qoftë se keni rezervuar online dhe nuk arrini në kohë, hapësira juaj nuk do ti jepet dikujt tjetër që ështe në pritje.