Kurs Joge Fillestar Ashtanga

February 18, 2020 • 8:30 pm - 9:30 pm
All Teachers TY

Description

Ky kurs Fillestar Ashtange do t'ju mësojë gjërat themelore që ju nevojiten për të filluar praktikën tuaj të jogës.

Ky kurs do të shqyrtojë bazat e jogës, cfarë është ajo, si dhe teknikat e praktikat që përdoren në një klasë fillestare të zakonshme në studio.

Do të mësoni disa nga pozat më kryesore nga secili grup duke përfshirë: pozat në këmbë, përkuljet para dhe mbrapa, rrotullimet, përshëndetjet e diellit, pozat ulur dhe inversionet e thjeshta.

Gjithashtu do të shohim rëndësinë e pozicionimit korrekt në të gjitha pozicionet, sesi të punojmë për të ndjerë lehtësi dhe stabilitet në pozë dhe rëndësinë e frymëmarrjes - efektin e saj në praktikën tuaj dhe përdorimin si një mënyrë e thjeshtë për të filluar të meditoni.

Do të jeni të inkurajuar të bëni sa më shumë pyetje gjatë kursit, që të arrini një kuptim sa më të qartë të të gjitha aspekteve të praktikës. Formati i kursit është më shumë i stilit workshop, ku studentët mund të pyesin gjatë seancave dhe të komunikojnë me mësuesin në mënyrë të qetë.

Orari: E martë/E enjtë 20:30 – 21:30
Kohëzgjatja: 28 Janar - 20 Shkurt
Instruktore: Azra Kraja